Wed, Nov 27, 2024

VIDEO/ Endri Çekiçi në rolin e kamarierit, mesfushori shqiptar dhuron asist në Turqi

  • PublishedApril 21, 2024

Pendikspor, ekipi ku aktivizohet mesfushori shqiptar, Endri Çekiçi u mposht 4-1 ndaj Galatasaray në Rams Park (Istanbul). Çekiçi dhuroi asistin e golit të vetëm të mysafirëve, në këtë takim. Ai shërbeu mjaft mirë për Ozturk, i cili realizoi golin e nderit.

27-vjeçari Çekiçi po luan sezonin e parë me këtë skuadër, teksa në 21 ndeshje që ka luajtur, numëron një gol dhe asiste. Futbollisti kuqezi ka luajtur më parë Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb dhe Konyaspor.

(VIDEO)

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net