Wed, Nov 27, 2024

Françeska bisedon me Meritonin: Kam kaluar në depresion pas lindjes

  • PublishedApril 21, 2024

Një zarf i bardhë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e ‘BBV3’, teksa ‘Vëllai i Madh’ i ka komunikuar banorëve se duhet të gatuanin 100 pica për t’jua dërguar banorëve të dy shtëpive të fëmijëve.

Sakaq teksa banorët i janë futur punës duke bërë gati ushqimin, Françeska ka biseduar me Meritonin për një situatë delikate që ka kaluar në jetën e saj.

Ajo ka folur shpeshherë se pas lindjes së djalit ka patur probleme shëndetësore ndërsa mbrëmjen e sotme është shprehur se ka kaluar në depresion përgjatë asaj kohe.

Unë përpara se të hyja në ‘BB’ kam patur një periudhë shumë të vështirë. Pas lindjes kalova në depresion, e kam patur pak të vështirë në marrëdhënie sepse kam qenë shumë e ftohtë, nuk është se kam qenë shumë vetja ime. Është shumë e çuditshme se si ndikon në natyrën tënde kur bëhesh nënë.”– shprehet Françeska.