PLAY-OFF I NBA/ Bostoni dhe Milouki fitojnë pa vështirësi ndeshjet e para, Oklahoma mposht me vuajtje Dallasin
Bostoni fitoi 114-94 ndaj Majemit ndeshjen e parë çerekfinale play off mes tyre në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e komanduar nga vendasit, ku 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Protagonist ishte Tatum me një “triple double”, 23 pikë, 10 rebound dhe 10 asist.
Po në Lindje, ekipi i Miloukit fitoi 109-94 ndaj Indianas, në një duel që vendasit nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren. Siakam realizoi 36 pikë e 13 ribaund për miqtë, por që s’mjaftuan. Mungesa e Antetokounmpos nuk ndikoi te Baks, ku u dallua Lilard me 35 pikë.
Në Perëndim, ekipi i Oklahomas, fitoi me vështirësi 94-92 ndaj Nju Orlins, sfidë me emocione deri në fund. Shai me 28 pikë ishte protagonist në fushë për Oklahoman, që kishte rekordin më të mirë në këtë kah të NBA në sezonin e rregullt.
Fiton edhe skuadra e Klipers, që në fushën e saj mposhti 109-97 Dallasin, në një ndeshje hera-herës me rivalitet dhe emocione. Doncic e Irving realizuan 64 pikë së bashku për Dallas, por që mbetën për statistikë. Kolektiviteti i Klipers bëri diferencën, me 5 lojtarë që shënuan mbi 13 pikë.
()