Mon, Nov 25, 2024

Ish-këshilltari i Ilir Metës paraqitet në SPAK

  • PublishedApril 22, 2024

Ish-këshilltari i Ilir Metës, e po ashtu ish-deputeti i LSI, Ralf Gjoni, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Gjoni është parë të futet në SPAK i vetëm, pa prani avokati.

Sakaq, ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në SPAK dhe nëse ka lidhje me hetimin pasuror që po bëhet prej kohësh ndaj Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, apo për çështje tjetër.


AlbaniaWeb.net