Mon, Nov 25, 2024

Pas afro 4 orësh në pyetje, ish-këshilltari i Ilir Metës del nga ambientet e SPAK, refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

  • PublishedApril 22, 2024

Pas rreth katër orësh, ish-këshilltari i Ilir Metës, Ralf Gjoni ka dalë nga zyra e SPAK.

Para gazetarëve ai nuk ka dhënë detaje se për çfarë është pyetur duke thënë se është vetë avokat, dhe  e di mirë se nuk duhet të flasë në lidhje me atë që ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Ralf Gjoni, është thirrur në SPAK lidhur me lobimin që ka bërë kjo forcë politike në SHBA gjatë kohës që ka qenë në qeverisje së bashku me Partinë Socialiste.

Gjoni është parë të futet në SPAK i vetëm, pa prani të avokatit të tij.

Në vitin 2016 në media u publikuan dokumente sipas të cilave LSI ka bërë pagesa në vlerë 267,804 USD për kompaninë e saj të lobimit në Uashington, Global Security and Innovative Strategies, GSIS.

Pagesat përfshijnë tarifën mujore fikse prej 30,000 USD për kompaninë amerikane si dhe rimbursim të shpenzimeve, që kjo e fundit ka bërë gjatë përfaqësimit të interesave të liderëve të LSI-së pranë kongresit të SHBA-ve dhe administratës amerikane.


AlbaniaWeb.net