Përplasja në Këshillin e Sigurimit/ Osmani akuzon Serbinë për krime lufte, Vuçiç ia kthen me ironi: Teatër politik dhe kurth për…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi hetim për krimet e luftës në Kosovë, ndërsa foli në Këshillin e Sigurimit për masakrat e kryera nga Sllobodan Milosheviç.
Osmani tregoi rastin e një prej grave, që ka humbur fëmijët në luftë, e cila ishte e pranishmë në Këshill, duke thënë se Kosova beson në drejtësi dhe është e përkushtuar që krime të tilla të mos përsëriten.
“Zhdukja me forcë e qytetarëve tanë, shumica fëmija, përfaqësojnë një nga krimet më të rënda të regjimit të Millosheviçin. Ne kërkojmë të ecim në rrugën e drejtësisë, të përkushtohemi që krime të tilla të mos përsëriten.
Përkundër dhimbjeve të paimagjinueshme, Fahrija nuk u dorëzua asnjëherë, ajo sot udhëheq një ndërmarrje, është bërë frymëzim për të gjitha gratë. Millosheviç dhe ministri i tij i propagandës, kanë ambicie që kjo të mos bëhet realitet, se kanë gjetur një popull që nuk do hakmarrje, por nuk dorëzohet. Populli i Kosovës do të mbetet mirënjohës që keni zgjedhur njerëzimin kundër shtypjes. Ishte vonë për Srebenicën ku 8000 burra dhe djem u vranë në zemër të Evropës. Me zemër përkushtohemi për rezolutën e genocidit në Srebenicë. Ju siguroj se në Kosovën e lirë, sovrane, do të gjeni një partner dhe aleat që nuk e merr për të mirëqenë paqen dhe lirinë. Të ardhmen e kemi të ndriçuar, jam e bindur që një ditë do të bashkohemi me ju në këtë tavolinë”.
Por, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në replikën e tij u shpreh se ky është një teatër politik, pasi në Këshill ka njërëz që nuk duhet të jenë aty.
“Ka njerëz që nuk e kanë vendin këtu apo në ekipin këshill dhënës të Osmanit, është teatër politik dhe një kurth për delegacionin serb, unë u përqendrova, ka një person Marica Maloiç nga Kosova, kjo grua në këtë periudhë kohe është dhunuar disa herë, por kjo nuk ishte tema e takimit tonë”.
AlbaniaWeb.net