Wed, Nov 27, 2024

Inter, kampioni i Italisë për herë të 20-të në histori! ‘Skuq’ Milanin në derbi

  • PublishedApril 22, 2024

Inter është zyrtarisht kampion i Italisë.

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon, me skuadrën e Simone Inzaghi-t që pas suksesit 1-2 siguroi matematikisht titullin kampion, titullin e 20-të në histori, me golat e Acerbi-t dhe Thuram, ndërsa për Milan-in në këtë përballje shënoi vetëm Tomori në minutën e 80’, me ndeshjen që u mbyll mes tensioneve dhe tre kartonëve të kuq, për Theo-n, Dumfrie-s dhe në fund Calabria-n.

Një sezon fantastik, me Inter-in që zhvilloi një kampionat më vete, teksa ndaj “kuqezinjve” kompletoi 41 ndeshje radhazi që gjen rrugën e rrjetës, teksa për trajnerin Simone Inzaghi ky është titulli parë në karrierë, që më parë kishte fituar Kupën dhe Superkupën.

Pesë javë nga fundi, çdo llogari tani është zeruar, me “zikaltërit” që rikthehen te titulli pas tre edicionesh, teksa me suksesin e arritur ndaj Milan-it shkuan në kuotën e 86-të pikëve, ndërsa ishte suksesi i gjashtë radhazi në derbi.

Në 33 ndeshje, Inter u ndal në vetëm 6 ndeshje, me Sassuolon që deri më tani mbetet skuadra e vetme që ka fituar ndaj “zikaltërve”, ndërsa janë edhe 5 barazime, me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit.

Ashtu si skuadra, edhe Lautaro Martinez është pa rivalë në listën e golashënuesve, me argjentinasin që mbetet një prej “senatorëve” më të rëndësishëm te Inter-i dhe kryeson me 23 gola.

Titulli i parë edhe për Kristjan Asllanin i cili u aktivizua në minutën e 84’ në këtë derbi ndaj Milan-it, ndërsa këtë sezon deri më tani numëron 19 ndeshje, me 1 gol të shënuar dhe dy asist të dhuruar, e më titullin në kasafortë, për mesfushorin “kuqezi” që pritet të ketë më shumë hapësira.

Tani, Serie A ka një kampion, Inter që në sezoni e ardhshëm do të zbresë më një “look” të ri, pasi do të qëndisë edhe yllin e dytë në fanellë.


AlbaniaWeb.net