Tue, Nov 26, 2024

VIDEO që do ju bëjë të mos ndalni lotët! 8-vjeçari me tumor në tru prek jurinë me performancën në shown britanik

  • PublishedApril 23, 2024

Një 8-vjeçar i cili është diagnostikuar para dy vitesh me tumor në tru ka përlotur jurinë e showt britanik “Britain’s Got Talent” dhe publikun me rrëfimin dhe performancën e tij në skenë.

Djali i quajtur Ravi dhe kori i tij, Ravi’s Dream Team, shkuan direkt në gjysmëfinale pasi arritën të fitonin garën nga Alesha Dixon dhe kolegët e saj të jurisë, të cilët u përlotën.

Në skenë Ravi prezantoi motrën, nënën dhe babanë e tij para jurisë dhe shpjegoi arsyen pse mori pjesë në këtë shfaqje dhe pse zgjodhi këtë grup njerëzi nga mosha 5-78 vjeç që ta shoqëronin në skenë.

“Kam parë BGT gjithë jetën time dhe gjithmonë kam dashur të bëj audicion. Dy vite më parë u diagnostikova me një tumor në tru dhe jam këtu për të treguar se pavarësisht se çfarë ju ndodh në jetë, ju ende mund t’i realizoni ëndrrat tuaja”, tha 8-vjeçari.

Ravi dhe kori i tij performuan ‘A Million Dreams’ nga filmi hit ‘The Greatest Showman’. Nëse do fitonte çmimin e madh, Ravi u shpreh se paratë e çmimit prej 250,000£ do shkonin për bamirësi.


AlbaniaWeb.net