“Humbje e rëndë”, Pioli ia kalon topin drejtuesve pas derbit, Furlani befason me deklaratën e tij
Të shohësh rivalët e përjetshëm duke festuar titullin në derbi nuk është e lehtë, për më tepër për Stefano Piolin i cili pret fundin e sezonit që drejtuesit e klubit të marrin një vendim, i vetëdijshëm që shanset për t’u konfirmuar janë thuajse zero, thjesht tani në valle është edhe objektivi i fundit, të sigurojnë vendin e dytë në Serie A, një arsye e fortë për të mos dalë tani me një vendim zyrtarë:
“Kalova nga dhomat e zhveshjes për të provuar t’i ngrija moralin lojtarë, por kjo është një humbje e rëndë. U përpoqa të ngushëlloj lojtarët pasi duhet të mbyllim mirë këtë kampionat, kemi një ndeshje të rëndësishme të shtunën. A është ky fundi i një cikli? Nuk e di. 12 muaj më parë Inzaghi dukej se nuk bënte më, duhej larguar, por më pas bëri atë që bëri. Unë këtu jam mirë, duhet të mbyllim mirë kampionatin”, u shpreh Pioli ndër të tjera. Në të njëjtën linjë është edhe Giorgio Furlani, administratori i Milanit:
“Pikësëpari i bëj komplimente Interit. Do të dëshironim të ishim ne, por jemi që tani duke punuar për sezonin e ardhshëm. Mungojnë edhe 5 ndeshje, por ne synojmë të mbyllim kampionatin në vendin e dytë, duket të jemi të përqendruar në këto ndeshje”, u shpreh Furlani duke u ndalur më pas tek e ardhmja e Piolit:
“Trajneri i Milanit është Pioli, jemi të gjithë të përqendruar për të mbyllur mirë sezonin, në fund do të flasim, por vendimi final i takon Cardinale-s”, theksoi Furlani. Pavarësisht këtyre deklaratave, në Itali janë të bindur, Pioli do të largohet në fund të këtij sezoni, ndërsa Lopetegui dhe Fonseca janë dy kandidatët kryesorë për të marrë vendin e tij.
()