“Lali i kape ca fansa italianë e?”/ Egla dhe Juli ngacmojnë Romeon
Ditë ndryshe në “Big Brother Vip”. Banorët po kalojnë disa momente humori me njëri-tjetrin. Egla Ceno dhe Jul Deda kanë bërë shaka me Romeo Veshajn për romancën e tij me Heidi Baçi në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.
Banorja i tha Romeos se tashmë është bërë i njohur edhe në Itali, duke nënkuptuar lidhjen me Heidin e cila ishte një ndër banoret që bëri bujë me largimin nga “Grande Fratello”. (lexo këtu)
“Lali i kape ca fansa italianë ë? Tha mirë Erjola”, i tha Egla aktorit duke qeshur së bashku me Julin.
“Se besoj njeri këtë të shkretën. Erjola paska qenë nëna. Bëjmë shaka, bëjmë shaka”, vazhdoi aktorja, ndërsa Romeo nuk reagoi fare.