Galatasaray në gjurmët e Rei Manaj, por Sivasspor “i shtang” me shifrën e kërkuar
Edhe pse sezoni i ardhshëm është larg, Galatasaray ka nisur nga puna për të projektuar skuadrën e re. Pasi zgjati bashkëpunimin me Torreira, Barış Alper Yılmaz, Abdülkerim Bardakcı, Kaan Ayhan dhe Muslera, klubi po mendon për afrimet.
Një prej emrave që përfundoi në radarët e gjigandëve turq të Gallatës është Rei Manaj. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen këtë sezon me Sivasspor (mbi 20 gola në të gjitha garat), ccka ka “zgjuar” interesin e kryesuesve të kampionatit.
Mediat zbulojnë se Gallatasaray kontaktuan Sivasspor për Manaj, por bisedimet u ndalën menjëherë, pasi për transferimin verdhekuqtë duhen të paguanin në arkat e klubit 10 milionë euro. Ekipe të tjera, që mund të bëjnë ndonjë lëvizje për lojtarin janë Getafe dhe Mallorca nga Spanja dhe Al Tai nga Arabia Saudite.
(J.S/)