Fri, Nov 15, 2024

I ngatërroi emrin me vëllezërit, Romeo përplaset me Eglën: Kjo është tallje

  • PublishedApril 23, 2024

Gjatë Prime të ‘Big Brother VIP Albania’, Egla debatoi edhe me Romeon, pas një përplasje ku aktorja i ka përmendur atij dy vëllezërit, Donaldin dhe Marion. Mes toneve të larta Egla u përpoq që të sqaronte që nuk ia ka përmendur për keq, po ngaqë i ngatërron ata me njëri tjetrin, ndërsa Romeo kundërshtoi duke thënë se ajo e ka bërë qëllimisht.

BISEDA në PRIME:

Romeo: The o Donald dhe Mario, nuk më fole për ata. Kjo është një tallje për dy njerëz që Eglës i kanë ndenjur pronto. Me respektin më të madh. Ju mendoni se Egla më harroi emrin mua? Unë staf kam, Donaldin, Marion, mamin dhe babin. Familjen time, kaq.

Egla: Situata ishte kështu. E para ta quash Donald dhe Mario nuk është ofendim, janë dy çuna të mrekullueshëm me të cilët kam punuar para se të futesha në këtë format. Romeon, gjysmën e formatit e kam thirrur Donald, më fal Romeo. Nuk e kam bërë kastile. Kur e them për stafin, më tha ‘po të mund një më i vogël se ty’.
“Ou i thashë, ke lënë ndonjë gjë përjashta?” Unë nuk kam dyshimin më të vogël për këtë format dhe produksion. I thashë i ke sqaruar gjërat jashtë me stafin.

Ky është një njeri që ka punuar 12 vjet në TV. Është një djalë, artist, një actor që ka një staf dhe publik që e ndjek pas. Unë jam një aktore teatri, që kam një publik shumë më modest. Stafi që merret me ndjekësit e tu, këtë kisha ndërmend unë, aspak stafin e televizionit, pasi ndodh që të jetë punonjës në të njëjtin televizon që po zhvillohet formati.

Arbri: Dua të theksoj se është shumë e rëndësishme që lojtarët brenda shtëpisë të tregojnë se kush janë dhe sa të fuqishëm janë për të përcjellë emocione te publiku. Fuqia e këtij formati jo më larg se vjet, vërtetoi se një njeri mund të bëjë shumë zemra për vete, pavarësisht se nuk ka Instagram, Facebook apo televizion. Kushdo Brenda asaj shtëpie mundet të lidhet shpirtërisht me publikun..

Ori: Nuk është ofendim kur thua emrin e vëllait. Nëse ti nuk ke një vullnet të keq, sidomos për një raport respekti që ti vetë e konsideron të vlefshëm dhe do ta ruash, absolutisht që mes asaj vajzës së mençur dhe atij jo të mençur që ti ka muaj që e karakterizon kështu, ndodh ky keqkuptimi, të ngelet ty që ta çosh në vend respektin që ti do ta ruash. Mos luaj kot me porta se nuk të vlen.