Sun, Nov 24, 2024

“PD i ka parë njerëzit në 32 vite si ushtarë të bindur”/ Gjekmarkaj për fitoren e PS: Këto samarë i dredhin këmbët çdo gomari! Pushteti i pakufizuar ‘kurth’ për…

  • PublishedMay 16, 2023

Në emisionin “Frontline” në News24, Agron Gjekmarkaj foli për zgjedhjet vendore, rezultatin duke u ndalur edhe tek deklaratat e liderëve të opozitës, pas humbjes.

Gjatë intervistës me gazetaren Marsela Karapanço, Gjekmarkaj, tha se rezultati ishte shumë zhgënjyes për demokratët.

Gjithashtu theksoi se deklaratat e Berishës ishin një mënyrë për t’ju shmangur përgjegjësive të humbjes, duke theksuar se koha ka treguar që demokratët, shqiptarët nuk mund t’i pranojnë më, por duan rezultate pozitive.

Pjesë nga intervista:

Deklaratat e Berishës pas humbjes së zgjedhjeve:

Agron Gjekmarkaj: Është një mënyrë për t’i ikur përgjegjësisë të mos pranosh rezultatin, por a është kjo ajo që duan demokratët? Koha po e tregon që jo.

Në optikën time, Meta është treguar inteligjent në këto zgjedhje, i ka ikur betejës drejtpërdrejt dhe është futur në ombrellën  e Berishës. Edhe ai ka të njëjtin borxh me fjalën, për të gjitha deklaratat që ka bërë dhe garancitë që ka dhënë dhe tani mënyra se si po justifikohet, që e kuptojnë por nuk u intereson. Nëse do të lexonin qartë situatën atëherë edhe reagimi i tyre do të ishte ndryshe.

Zbutja e tonit të Ramës pas zgjedhjeve?

Gjekmarkaj: Kryeministri në fushatë i krahasoi kandidatët me gomarin, është e rëndë sa këto samarë ia dredhin këmbët çdo gomari. Duke qenë gjithë Shqipëria rozë, do të ketë probleme me premtimet me buxhetet. Pushteti kaq i pakufizuar politik qëndron në është një kurth shumë i madh për çdo kryeministër. Do të ketë një opozitë të ndarë agresive do të ketë dhe shumë reagime qytetare sepse janë premtuar shumë.

Fitorja në Shkodër, ngritja e ‘kalasë socialiste’

Agron Gjekmarkaj: Kjo meriton një analizë. Dëgjova zotin Berisha që foli për shumë rrethanë. PD ndoshta duke i marrë të mirëqena thellë i ka parë njerëzit si ushtarë të bindur dhe që t’i mund t’u emërosh atyre atë që do vetë. Po të shohim personalitet që kanë qeverisur Shkodrën, ka pasur emra që kanë spikatur, por në përgjithësi PD ka tentuar ta ulën profilin e atij qyteti. Njerëzit janë lodhur duke dhënë gjithmonë dhe duke mos marrë mbrapsht atë q u takon.

Shkodranët e tradhtuan Berishën?

Agron Gjekmarkaj: Ndoshta është edhe një farë depresioni, duke e parë edhe opozitën të përçarë. Berisha tha janë përdorur para, por Shkodra do të rezistojë, ka një paradoks,. Por mund të jetë edhe më thjeshtë sepse janë lodhur dhe mund të kenë menduar t’i japin një shans një tjetri. Le ta hedhim votën në Bunë dhe të shohim ku do të shkojë ajo.

Situata në Himarë dhe fitorja e Fredi Beleri

Agron Gjekmarkaj: Është shumë e rëndë që drejtësia ndërhyri dy ditë para zgjedhjeve, përjashto nëse ka fakte që janë të qarta për akuzën që i bëhet zoti Beleri. Kjo është një çështje ligjore e shtetit shqiptar dhe nëse nuk vërtetohet, do të mbetet një njollë që do të ndikojë në raportet me fqinjët tanë.

Nëse prova është e qartë, ai duhet të marrë dënimin sipas ligjeve shqiptare dhe çdokush duhet të sillet sipas ligjit në rastin konkret. Nëse zotëria është kapur me korrupsion elektoral duhet ta vërtetojnë sepse do të jetë një vetëvrasje, duhet të peshohet mirë. Deklaratat e Ramës nuk i kam ndjekur, por ndoshta ndjen edhe peshën e rëndë, por uroj shumë që politika të mos ketë dorë sepse do të ishte një skandal i madh dhe një njollë e madhe turpi.

Rezultati në Tiranë, Erion Veliaj-Belind Këlliçi

Agron Gjekmarkaj: Është një shifër shumë e madhe. Belind Këlliçi bëri tentativa, por ndoshta u identifikua shumë me betejën e Berishës dhe mendoj që ka paguar një kosto. Konflikti me administratën amerikane , Britaninë është edhe një nga fatkeqësitë që ka pllakosur opozitën. Ne duhet t’i kthehemi një komunikimi korrekt të ndershëm me administratën amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.