Shtyhet provimi i magjistraturës, kandidatët njoftohen për ndryshimet e reja, ja kur do të zhvillohet
Është shtyrë për në orën 15:00 faza e dytë e provimit të magjistraturës.
Anila Hoxha raporton se testimi do duhej të niste sot në orën tetë, por mbrëmë kandidatët për magjistratë u njoftuan për t’u paraqitur pasdite.
Konkursi i Magjistraturës prej nga ku dalin gjyqtarët dhe prokurorët e rinj në vend është shoqëruar me hije të forta skandali një ditë më parë.
Provimi i kandidatëve, pasi është dorëzuar nga këta të fundit, është kontrolluar me scantron dhe në prezencën e të gjithëve është shpallur edhe lista fituese nga ku ka rezultuar se 79 emra kanë marrë 63 deri në 86 pikë, të mjaftueshme për t’u renditur në krye.
Por 24 orë më vonë kur është shpallur lista zyrtare ka rezultuar se nuk ishin më 79 fitues, por 121.
Intervista me kandidatin:
Kandidati: Në momentin që futen në sallë, ulen në pozicionet e tyre që kanë caktuar numrin rendor
Anila Hoxha: Provimi nisi në orën e caktuar?
Kandidati: Nisi në orën e caktuar, por duke qenë që nga momenti i caktuar deri në momentin që shpërndahet teza, se printohen tezat, zgjidhen, zgjat minimalisht 2 orë, gjatë këtij orari të rrish ulur 2 orë, domosdo çikë emocionet edhe një çikë të gjitha i është dashur të shkojnë në banjo, kishte edhe gra shtatzënë aty që se mbajnë dot
Anila Hoxha: Dikush kërkoi të shkojë në tualet?
Kandidati: Nuk lejohet të lëvizësh nga vendi kur ulesh, çudi, kjo ishte çudia e parë, u bë zhurmë sepse njerëzit në fund të ditës është nevojë, nuk ishin shpërndarë tezat akoma, proce4si sepse zgjat 2 orë, nuk kishte nisur akoma. Në 10 e çerek nisi provimi, mbaroi fotokopja tezat e para, u pezullua procesi i tezave dhe u hodh shorti për tezat e reja. Sepse njerëzit shkuan në banjo, nuk lejohej. Ky ngërçi, u pezullua si proces, u la mundësia të shkonin në banjo, treçerek u shty më shumë u printuan tezat nga fillimi, s’kishte ndodh ndonjëherë, nga ora 8 deri 12 njerëzit… u bë provimi orari 2 orë e gjysmë dhe bëhej leximi me skranton. Më pas dolën përgjigjet, nga historiku i viteve të tjera, faza e parë skercon gati gjysmën, por këtë radhë nga 430 kaluan vetëm 79 vetë, u habitëm të gjithë si ka mundësi. Këta thanë kemi marrë një skranton tjetër duke qenë se problemi ka qenë tek skrantoni i parë, nuk dihet.
Anila Hoxha: Skrantoni i dytë nxori më shumë fitues. Pse është i dyshimtë si proces sipas teje?
Kandidati: Të paktën me sa po diskutohet këtu me njerëzit që dalin ishte një rast që nga diku 12 pikë kishte shkuar në 50 pikë, i bie që skrantoni paska gabu shumë, skrantoni marzhin e gabimit e ka minimal më pak se 4%. Nga 79 veta që kanë fitu në fazën e parë tani ke 121 që doli lista, ndërkohë që ke dhe njerëz të tjerë që po vijnë dhe po bëjnë verifikimet.
AlbaniaWeb.net