Amnistia Penale/ Nga sot 55 persona lënë qelitë e burgut të Drenovës! Përfitojnë 90% e të dënuarve me formë të prerë
Mbi 90 % e të dënuarve me dënim te formës së prerë të cilët vuajnë dënimin në burgun e Drenovës do të përfitojnë nga ligji për Amnistinë.
Nga 140 të burgosur, 55 prej tyre do të lënë sot qelitë e burgut dhe 73 te tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit.
Nga Aministia do të perfitojne të burgosurit burra të cileve u ka mbetur pa vuajtur më pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit.
Po ashtu, përfitues janë edhe të burgosurit burra mbi 60 vjeç si dhe te burgosurit burra të cilëve deri ne daten e hyrjes ne fuqi te Amnistise iu ka mbetur pa vuajtur deri në 4 vite.
Ndërkohë 73 te burgosur do të përfitojne nga ulja e dënimit e cila për të burgosurit burra është 1.5 vite.
Amnistia shtrin efektet vetëm në 5% te veprave penale të parashikuara nga Kodin Penal, të tilla si vjedhje, plagosje me dashje, kalim i paligjshëm kufiri, prodhim dhe trafikim narkotikësh, aksidente, vrasje me dashje dhe vepra të tjera që konsiderohen më të lehta se ato vepra që përjashtohen nga Amnistia.
AlbaniaWeb.net