Sat, Nov 23, 2024

Gjyqtari Besnik Hoxha përballet me barrë prove në të tri kriteret e vetingut

  • PublishedMay 16, 2023

Historia e komplikuar e një apartamenti në përdorim të gjyqtarit Besnik Hoxha dhe transaksionet me të, dukeshin sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të dyshimta.

Gjatë një seance të gjatë dëgjimore në KPK, ku gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha nuk ishte i pranishëm për arsye ëndetësore, avokatja e tij Antoneta Sevdari iu përgjigj një sërë pyetjesh që lidheshin me mosdeklarimin e adresës së banimit në Tiranë për një kohë të gjatë dhe pretendimit në një prej pyetësorëve se në një periudhë kohe kishte jetuar në edhe pse të dhënat e KPK treguan që Hoxha ishte vendosur në Tiranë. KPK po ashtu i kishte kaluar barrë prove Hoxhës, në lidhje me vendimmarrjen e një trupe ku ai kishte qenë pjesë në një çështje vrasjeje.

Po ashtu, përfaqësuesja e Hoxhës iu përgjigj pyetjeve mbi kontratën për përdorim të apartamentit, të dhënave për një huadhënës dhe barrës së provës për pamundësitë financiare në ndërtimin e një shtëpie 3 katëshe në Shkodër.

Sevdari këmbënguli në gabime dhe në përgjigje jo të sakta të një përfaqësuesi të Hoxhës sa i përket vendbanimit për vitet 2011-2016, ndërsa po ashtu vuri në dukje pyetje të adresuara gabim nga KPK. Ajo këmbënguli se dyshimet e ngritura në kriterin e figurës ishin rrëzuar pasi vendimi mbi të cilin bazoheshin ishte konfirmuar në Apel. Ajo po ashtu i cilësoi dyshimet për e shkelje të etikës të pabazuar, duke vënë në dukje se çështjet kishin qenë deklarative.

Procesi i vetingut për Besnik Hoxhën, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës po kryhet nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, anëtare dhe , relator.

Besnik Hoxha e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë e gjysmë si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Prej vitit 2010, Hoxha e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Pasuria

Hamitaj në cilësinë e relatorit vuri në dukje dy momente të pasurisë së Hoxhës. E ishte një banesë e blerë në vitin 2003. Sipas Hamitajt banesa ishte blerë nga një person për të cilin Hoxha pak kohë më parë kishte marrë një vendim për çelje të trashëgimisë ligjore dhe që u diskutua më pas në kriterin e profesionalizmit.

Por sa i përket pasurisë sipas KPK Hoxha rezultonte me bilanc negativ për ndërtimin e dy kateve shtesë mbi këtë banesë në Shkodër. Po ashtu KPK ngriti dyshime sa i përket mundësive për mobilim.

KPK vlerësoi se ndërtesa kishte kushtuar në një total prej 4.7 milion lekësh referuar Entit Kombëtar të Banesave dhe se shuma ishte e përafërt me deklarimet e subjektit.

Sevdari këmbënguli në të gjyqtarit se koha e ndërtimit të dy kateve shtesë ishte më e gjerë se sa ajo në të cilën ishte bërë analiza. Ajo kërkoi reduktim të shpenzimeve jetike dhe marrjen për bazë të disa zbritjeve në udhëtimet e bëra te të afërmit. Ajo po ashtu sqaroi pasaktësitë sa i përket kohës së ndërtimit të godinës.

Sipas Sevdarit ortofotot tregonin se kati i dytë i shtëpisë ishte ndërtuar menjëherë pas blerjes dhe referoi si burim kursimet e gjyqtarit para vitit 2003.

Kjo banesë siç rezultoi më vonë ishte përdorur nga Hoxha për të marrë me qira në formën e shkëmbimit një apartament në Tiranë. Qiradhënësja merrte banesën në Shkodër dhe jepte pa kundërshpërblim apartamentin në një zonë të kryeqytetit.

Anëtarja e trupës Genta Tafa Bungo këmbënguli për më shumë detaje në këtë marrëdhënie, që sipas saj nuk kishte logjikë ekonomike. Ajo pyeti disa herë se pse zonja në fjalë, që rezultonte me mundësi të mëdha financiare, kishte lënë banesën në qendër të kryeqytetit dhe kishte zgjedhur të jetonte në një shtëpi të mobiluar në mënyrë modeste me vetëm 300 mijë lekë.

Anëtarja e KPK e theksoi këtë pasi rezultonte se pas dhënies me qira të apartamentit të parë e njëta gjë kishte ndodhur edhe me një apartament të dytë.  Sevdari u përgjigj disa herë se kjo kishte marrëdhënia mes palëve.

Ky apartament i dytë në këtë çështje, kishte nga raportimi një histori edhe më të komplikuar. KPK la të kuptohej se dyshonte për pronësinë e pasurisë. Sipas Komisionit apartamenti ishte porositur nga gjyqtari me një prej 107 mijë eurosh. Por më pas ky ishte tërhequr nga blerja.

Sipas Sevdarit kjo ndodhi pasi ai nuk mund të shiste shtëpinë në Shkodër.

Të drejtat e apartamentit në fjalë i kaluan më pas huadhënësit. KPK gjeti se po i njëjti apartament i ishte premtuar në shitje edhe një gruaje që rezultoi të ishte nëna e njërit prej investitorëve. Më pas apartamenti kishte ndërruar duar dhe ishte blerë nga i njëjti person që ia kishte kaluar gjyqtarit në përdorim.

Sevdari tha se nisur nga kontrata ajo dyshonte se bëhej fjalë për apartamente të ndryshme. Sipas avokates kishte pasur një ngatërresë në deklarime, pasi ky nuk kishte qenë apartamenti i përdorur që në vitin 2010, pasi ishte ndërtuar më vonë. Ajo shtoi se kishte prova për këtë.

Relatori dhe anëtarja Genta Tafa Bungo, megjithatë këmbëngulën se historia mbetej e paqartë, kjo edhe për shkak se huadhënësi i rezultoi komisionit pa burime të mjaftueshme financiare dhe kishte marrë kredi në të njëjtën kohë.

Sevdari pretendoi në seancë se huadhënësi kishte investuar në pasuri të paluajtshme, se kredia do të shërbente për një biznes dhe se të ardhurat e tij nga emigracioni kishin qenë të mjaftueshme.

Problemet e figurës dhe profesionalizmit

Sipas relatimit të Hamitajt Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar i kishte sjellë KPK një të dytë për gjyqtarin në të cilin ky i fundit shpallej i papërshtatshëm. KPK megjithatë kishte verifikuar se një pjesë e mirë e çështjeve për të cilat ngriheshin dyshime nuk kishin lidhje me gjyqtarin Hoxha.

Megjithatë një nga çështjet, për të cilën Hoxha akuzohej se kishte favorizuar të pandehurin, ishte shqyrtuar nga Komisioni. Siç u tha në seancë kishte kërkuar dënim për akuzën e vrasjes ndaj një personi, por një trupë pjesë e të cilës ishte edhe subjekti kishte ndryshuar akuzën në vrasje në rrethana të vetëmbrojtjes.

Hamitaj tha se KPK kishte gjetur se mungonte arsyetimi për ndryshimin e akuzës, mungonte arsyetimi mbi disa nga provat dhe mbi heqjen e akuzës për armëmbajtje pa leje.

Sevdari kundërshtoi këtë gjetje, duke theksuar ndër të  tjera, se KPK po diskutonte themelin e çështjes. Ajo tha në seancë se pavarësisht pretendimeve të akuzës në rastin në fjalë vendi i treshes së gjyqtarëve ishte lënë në fuqi nga gjykata e Apelit dhe po ashtu edhe në Gjykatë të Lartë.

Genta Tafa Bungo replikoi me Sevdarin edhe në këtë pjesë. Ajo e cilësoi mbrojtjen në këtë rast si procedurale dhe vuri në dukje se vlerësimi i arsyetimit dhe argumentimit ishin pjesë e vetingut.

Ndërkohë sa i përket etikës gjyqtari u gjet të kishte gjykuar çështje dhe më pas të kishte pasur udhëtime apo transaksione me palët. Në një rast ai kishte blerë shtëpinë nga një prej personave për të cilin kishte vendosur çelje të deklaratës së trashëgimisë dh enë një rast të dytë kishte udhëtuar me një person jashtë shtetit.

Sevdari i kundërshtoi gjetjet duke vënë në dukje se çështjet në fjalë sa i përket trashëgimisë ishin deklarative dhe se sëfundmi ato u ishin kaluar noterëve. Ajo tha po ashtu se personi me të cilin kishte udhëtuar gjyqtari ishte taksist dhe se çështja, ndryshimi i vendlindjes së të birit, ishte po ashtu çështje e vogël ku nuk mund të kishte konflikt interesi.

Në fund të seancës pas replikave dhe disa pyetjeve kryesisht mbi mosdeklarimin e adresave në mënyrë të plotë, Sevdari kërkoi që për të mbrojturin prej saj të vendosje konfirmimi në detyrë.