Nënë për herë të dytë, Olta zbulon historinë e emrit të veçantë të djalit
Këngëtarja Olta Boka u bë nënë për herë të dytë, pak ditë më parë (lexo këtu). Pas Gaias, në jetë erdhi Breli dhe ky emër kaq i veçantë, mbart pas një histori të bukur.
Përmes një postimi në “Instagram”, këngëtarja ka treguar se kur mësoi për shtatzëninë, së bashku me partnerin menduan se nëse do të ishte djalë, emrin do ta vendoste gjyshi, Shezai Rrokaj.
Ky i fundit, zgjodhi pikërisht emrin “Brel”, emër me prejardhje të lashtë ilire.
Postimi i Oltës:
Kur mora vesh qe isha shtatzene, bashke me Ivin, vendosem qe nese do ta kishim djale, emrin do te ja vendoste gjyshi Shezo. Dhe keshtu u be! BREL ishte emri qe zgjodhi babo Shezo dhe ne na tingelloi qe heren e pare qe e degjuam. Pervecse kishte prejardhje te lashte ilire, (gjithmone me kane pelqyer emrat qe mbartin te shkuaren shqiptare), gjyshi uroi te ishte pasardhesi i vlerave te trasheguara nga prinderit e tij kudo te shkelte e te lere gjurmen e tij gjate jetes me te njejten madheshti edhe si Jacques Brel.