“Debat i madh në mbarë botën”, Duma për surrogacinë: Shtetet vënë në balancë përfitimin nga evolucioni mjekësor dhe mbajtjen e disa vlerave tradicionale konservatore
Drejtuesja e emisionit Top Story, Grida Duma komentoi draftin e ri që po diskutohet në vendin tonë për nënat surrogato.
Ajo tha se kjo temë përbën debat të madh në të gjithë botën, ku shtetet vënë në balancë përfitimin nga evolucioni mjekësor dhe mbajtjen e disa vlerave tradicionale konservatore.
Duma: Debati është i madh në mbarë botën, atje ku në fakt shtetet bëjnë balancë midis përfitimit nga evolucioni mjekësor apo shëndetësor dhe mbajtjes së disa vlerave tradicionale konservatore etike sa i përket njeriut dhe çështjes së njeriut dhe të drejtave të tij, thënë kjo në Shqipëri ky draft është hedhur për konsultim publik, padyshim që do të kalojë në shtresat dhe nënshtresat e diskutimeve, jo vetëm të opinionit publik, të ekspertëve të fushës, të njohësve se si është aplikuar në vende të tjera,
jo vetëm të atyre që do ta shikojnë si një industri, por dhe të atyre që do ta shikojnë si industri zhvillimi që marrin vendime sa i përket fateve të njerëzve. të cilët duan një mundësi apo të repektohen edhe pak këto mundësi që janë në të dyja anët e kësaj peshoreje.
AlbaniaWeb.net