Sat, Nov 23, 2024

“Votat e koalicionit opozitar janë tkurrur 40%”, Pano Soko: Kanë humbur 60 mijë vota në 2 vite, e jashtëzakonshme

  • PublishedMay 16, 2023

Kandidati i Nismës Thurje për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Pano Soko, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit në vend.

Soko deklaroi se koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” është tkurrur me 40% të votave gjatë kësaj gare krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, gjë që e cilësoi si të jashtëzakonshme.

Sa i përket gjendjes së bashkisë Tiranë, Soko tha se ky institucion përgjatë viteve të fundit del me fitim financiar pasi nuk arrin të harxhojë taksat që mbledh, ndërsa shtoi se në Këshillin Bashkiak forca politike që ai përfaqëson do propozojë uljen ose heqjen e disa taksave.

“Me 1 mandat ke peshën për propozime në Këshillin Bashkiak. Detyra kryesore e Këshillit është menaxhimi i parave të qytetit. Kemi kërkuar reformimin e taksave në Tiranë pasi përgjatë viteve bashkia ka dalë me fitim pasi ka mbledhur aq shumë taksa sa nuk i përdor dot. Paguhet taksa e infrastrukturës dhe duhet të ikë pasi kanë kaluar 7 vite. Merren 5 milionë euro nga taksa e pastrimit dhe përdoren vetëm 3 milionë, kjo duhet të ulet.

Bashkë Fitojmë pati një rrudhje në krahasim me 2021, rreth 60 mijë vota. Ka shumë ulje edhe pse nuk janë zgjedhje parlamentare. 40% tkurrje është e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.