“Mos guxo të më bërtasësh”, debate në mbledhjen e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Vokshi-Koçit: Ule zërin!
Mbledhja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë për koncesionet e sterilizimit dhe chek-up është shoqëruar nga debatet që në nisje të saj.
Deputeti socialist, Plarent Ndreca kërkoi që në fillim që në pikën e parë të rendit të ditës të jetë miratimi i planit për hetimin.
Kërkesa e tij u kundërshtua nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi e cila tha se si fillim duhet të jetë mbledhje të fakteve dhe provave dhe më pas të miratohet plani i hetimit. Ajo u përfshi edhe në një debat me deputetin socialist Petro Koçi të cilit i kërkoi të mos e ngrinte zërin.
Debati në mbledhjen e komisionit:
Plarent Ndreca: Shqyrtimi dhe miratimi I planit të hetimit duhet të jetë pika e parë në mënyrë që të vaxhdojmë sa më parë nga hetimi.
Vokshi: Më vjen keq që edhe njëherë ju keni ardhur për të penguar hetimin parlamentar. Keni përdorur edhe gjuhë intimiduese por dua t’ju sjellë në vëmendje që as nuk më intimidoni dhe as nuk më shantazhoni dot, do vazhdoj të ndjek gjetjet e hetimit.
Miratimi I planit fillon në momentin që janë mbledhur faktet dhe provat. Këto mblidhen pasi merren informacionet e kërkuara nga institucionet apo kompanitë private. Plani hetimor nuk miratohet pa marrë provat e nevojshme. Ne jemi nismëtarët, kemi kërkuar të ngrihet komisioni hetimor në shëndetësi, kemi një object të komisionit. Kemi depozituar planin paraprak sesi do hetohet për dy koncesionet sterilizim dhe check up.
Meqë ju keni depozituar një plan krejt ndryshe nga ajo që kishim depozituar, do ta lexojmë dhe e kemi vënë si pikë të dytë të rendit të ditës për të respektuar atë që keni depozituar.
Ndërhyn Petro Koçi…
Vokshi: Petro çuditu ti sa të duash, as mos e ngri zërin këtu, mos guxo të më bërtasësh se ke vepruar në mënyrë të turpshme jashtë etikës së një deputeti edhe herët e shkuara. Mos e ngri zërin se as na intimidoni dhe as na presiononi.
Korreshi: Kryetarja e komisionit të ligjit atje, flet dyfishin e gjithë anëtarëve të tjerë majtas e djathtas. Për procedurë duhet t’I identifikoni edhe këto kamerat këtu se thonë që hyjnë edhe nga Rai 3.
AlbaniaWeb.net