Sat, Nov 23, 2024

Luizi deklaroi publikisht se nuk e ka mik, reagon menjëherë Meridiani dhe e ‘sulmon’ me mesazhin e koduar

  • PublishedMay 16, 2023

Një intervistë e ditës së sotme e fituesit të “BBVIP”, Luiz Ejllit, për “Shqipëria Live” tërhoqi mjaft vëmendje, kryesisht sepse këngëtari foli për herë të parë të vërtetën e tij në lidhje me personat që gjatë muajve të reality show-t, kanë pretenduar se janë miqtë e tij.

Kështu, ndër të tjera Luizi u shpreh për Meridian Ramcaj, një nga mbështetësit më të mëdhenj të artistit për sa kohë që ishte pjesë e shtëpisë më të njohur në Shqipëri, se nuk e kishte mik dhe e njihte aq sa njihte drejtuesin e emisionit ku ishte (në këtë rast Arjon Muca).

Ndërkohë, kanë mjaftuar pak orë dhe shumë reagime në rrjet nisur nga deklarata e Ejllit, që edhe vetë Meridiani të shprehej në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ish-banori i “BBVIP” në edicionin e parë, ka postuar në InstaStory-n e tij një shprehje e cila thotë: “Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën”.

Luizi deklaroi publikisht se nuk e ka mik, reagon menjëherë Meridiani

Pra Meridiani ka zgjedhur të mos i përgjigjet drejtpërdrejtë Luizit, por me anë të kësaj shprehje na bën me dije se mes tyre do ketë vecse distancë nga tani e në vazhdim.