Mesazhe në “Big Love” vetëm për çiftin/Ja ‘këshilla’ që i dha fansi Romeos
Produksioni ka bërë të mundur që çifti Heidi-Romeo, të cilët ndodhen në suitë, të kenë mundësi të lexojnë mesazhe nga fansat e tyre dhe jo vetëm nëpërmjet ‘Big Love’.
Një mesazh i ardhur për Romeon solli të qeshura mes çiftit sidomos për Heidin.
Një prej ‘fansave’ të Romeos, pas disa rreshtash me fjalë të bukura dhe komplimente për Romeon, siç duket ka dhe një ‘këshillë’ për ti dhënë banorit.
“Dëgjoje pak më shumë gruan”,- shkruan ai, teksa Romeo shprehet duke qeshur “Jo këtu zemër.”