Thu, Nov 28, 2024

PS miraton pa opozitën nisjen e hetimit parlamentar për kontratat në Shëndetësi

  • PublishedApril 25, 2024

Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi miratuan nisjen e hetimit parlamentar.

Me 8 vota, u miratuan edhe kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucioneve sipas kërkesave të opozitës dhe mazhorancës.

Ky propozim, për fillimin e hetimeve ishte parashtruar vazhdimisht gjatë mbledhjes së sotme prej anëtarëve të mazhorancës, por u refuzua nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët e tjerë të opozitës.

Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa më herët u ndërpre nga kryetarja Albana Vokshi.


AlbaniaWeb.net