Temperatura deri në 19 gradë celsius dhe reshje shiu lokale. Si do jetë parashikimi i motit për sot
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare të cilat në orët e mesditës dhe pasdites do të jenë hera-herës deri të dendura. Këto vranësira në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu lokale dhe afatshkurtra. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek duke bërë që valëzimi ne detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat u regjistruan:
në zonat malore 0 deri 16°C
në zonat e ulëta 2 deri 19°C
në zonat bregdetare 6 deri 19°C
AlbaniaWeb.net