Taksimi i profesioneve të lira, Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD
Gjykata Kushtetuese ka pranuar në dhomë këshillimi padinë e PD për taksimin e profesioneve të lira.
Në Gjykatën Kushtetuese më herët janë depozituar tre padi kundër zbatimit të ndryshimeve në ligjin e tatimit të të ardhurave për tatimin e profesioneve të lira.
“Ju njoftojmë se në shqyrtimin paraprak të kërkesës së kërkuesve jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i nenit 24. pika 2 nenit 69, pika 1. germa “d” fjalia e dytë, të ligjit nr. 29/2023 “Per Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 05.04.2024, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, (ligji nr. 8577/2000), ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike si dhe thirrjen në këtë gjykim, në cilësinë e subjekteve të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave.
Për zhvillimin sa më të plotë të këtij gjykimi, Gjykata Kushtetuese e çmon të nevojshme vënien në dispozicion, brenda datës 21.05.2024, të parashtrimeve me shkrim, nëse keni argumente shtesë për kërkesën e paraqitur. Parashtrimet, si dhe çdo dokument/material të paraqitet në aq kopje sa janë palët.
Gjithashtu, ju informojmë se mund të paraqiteni në Gjykatën Kushtetuese për studimin e dosjes gjyqësore për këtë çështje, pas komunikimit paraprakisht në numrin 042232373. Kërkesa, parashtrimet, si dhe materialet e paraqitura prej jush do t’u komunikohen edhe palëve të tjera pjesëmarrëse në këtë proces”, njofton Gjykata.
AlbaniaWeb.net