Mon, Nov 25, 2024

Dokumentari i “RAI 3”, gazetarët italianë grevë kundër qeverisë: Na ndërhyjnë në punë! Sindikatat të përçara: Është politike

  • PublishedApril 26, 2024

Gazetaret e medias publike të Italisë, RAI janë duke protestuar ndaj atyre ë i përshkruajnë si tentative të qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni për ndërhyrje në punën e tyre.

Për këtë arsye, sindikata Asigrai ka bërë thirrje për një grevë 24 orëshe më 6 dhe 7 maj. “Kontrolli i rreptë i punës gazetareske” dhe “përpjekja për ta reduktuar RAI-n në një organ zëdhënës të qeverisë”, komunikoi sindikata, është ankesa kryesore, teksa nuk mungojnë kritikat për mungesë personeli dhe kushte jo të mira të kontratave të punës.

Një tjetër sindikatë sakaq, Unirai, njoftoi se nuk do të bëhet pjesë e këtij aksioni. Ajo e përshkroi grevën si politike e tha se RAI duhet të kthehet në një media të raportimit “pluralist”. Ka pasur mjaft pakënaqësi në mesin e RAI-t që kur Meloni erdhi në pushtet në vitin 2022. Fundjavën e kaluar pati akuza, se RAI ndaloi publikimin e një shkrimi të një autori kritik ndaj Melonit.

Ishte planifikuar që ky autor të mbante një fjalim në vigjilje të ditës së çlirimit, thotë DW. Italia kremton çdo vit më 25 prill si ditën e humbjes së fashizmit dhe nazizmit në Luftën e Dytë Botërore. Antonio Scurati u ftua nga RAI të mbante një fjalim për ditën e çlirimit nga fashizmi.

Por pak pëpara emisionit atij ia anuluan ftesën duke mos e lejuar të mbajë fjalimin. Si Meloni ashtu edhe drejtuesit e RAI-t i kanë hedhur poshtë akuzat për censurë. Menaxhmenti i RAI-t publikoi më pas fjalimin e shkrimtarit në rrjetet online.


AlbaniaWeb.net