E rëndë në Kosovë/ Sherr për divorcin, 31-vjeçari qëllon me armë ish-vjehrrin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një person ka tentuar ta vrasë ish-vjehrrin e tij në Dragash.
Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit të autorit me të bijën e tij, teksa 31-vjeçari e ka qëlluar me armë dhe e ka plagosur.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.
“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën me te cilën dyshohet se është përdor në këtë rast. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kanë ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K. Q (Ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktima i eshët afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”, tha ai.
AlbaniaWeb.net