“Meta ka ikur nga shtëpia, po qëndron në hotel”, Artan Hoxha në Top Talk: Prej katër javësh po….
Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të premte në emisionin Top Talk në AlbaniaWeb.net tha se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po qëndron prej katër javësh në hotel.
“Ajo parulla e famshme me qetësi dhe dashuri, në këtë moment me qetësi dhe dashuri e ka Kryemadhi, jo Meta, s’ka as dashuri se ka ik nga shtëpia, ka një muaj që rri në hotel, ka katër javë sot që qëndron aty, së dyti ka larguar Gardën e Republikës që është një problem i madh, ai është ish-president dhe 5 vite që nga momenti që ai ka lënë detyrën ai duhet të jetë çdo moment në sigurinë e Gardës së Republikës.
Gardistët që kanë qenë njerëz shumë besnikë të tij janë paraqitur në Gardë, kanë paraqitur njoftimin, i ka larguar titullari. Ai po përpriqet ta ringrejë dhe një herë partinë, sepse rezultati i fundit që ka LSI është në zgjedhjet e 2021″, tha Hoxha.
AlbaniaWeb.net