Sun, Nov 24, 2024

Arrestimi i Fredi Belerit jehonë në mediat greke, reagime dhe tona të ashpra në Greqi

  • PublishedMay 17, 2023

Gazetarja Ira Londo në një lidhje me skype në News24  foli për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerin dhe johenën e shkaktuar në Greqi.

Londo u shpreh se arrestimi i Belerit ka shkaktuar reagime të ashpra nga politikanët grekë duke kërkuar lirinë e tij, si dhe prova e fakte.

“Interesi është shfaqur që në fillim të arrestimit. Minoriteti etnik grek është tepër i rëndësishëm për partitë politike në Greqi. Reagimet janë të ashpra. Sot sekretari i ministrisë së jashtme greke do të qëndrojë në Shqipëri. Nga pozicionimet më i rëndësishëm janë ai i kryeministrit grek, Mitsitakis ka thënë hapur se respektimi i të drejtëve të etnitetit grek në Shqipëri është kriter bazë për hyrjen në BE. Ka pasur pozicione edhe nga opozita. Delias dje pati një debat të ashpër në një kanal televiziv duke thënë se ‘presim prova dhe fakte. Integrimi i Shqipërisë ka kritere bazë.’

Një pjesë e tensioneve dhe toneve të larta është cilësuar si një konsum i brendshëm të fokusuar te zgjedhjet e 21 majit. Etniteti grek në Shqipëri është pjesë e axhendës së çdo partie. Nikos Delias ka thënë se do mbajë qëndrimin e tij. Dje i është përmendur ekspozita që ka bërë Rama në Greqi si piktor. ‘Ne presim fakte dhe prova të padiskutueshëm për Fedi Belerin’, ka thënë ai.

Këto zgjedhje janë tepër të rëndësishme pasi rezultatin nuk e parashikojmë dot. Janë dy pole të kundërta dhe të dielën do shohim rezultatin. Në vitin 2019, Fatos Malaj nuk u votua. Këtë vit kemi 6 kandidatë shqiptarë”, u shpreh Londo.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.