“Skema e Ruandës po i sjell tek ne”, Anglia hyn në sherr me Irlandën për emigrantët?
Ka ngjallur pakënaqësi në Irlandë skema e kryeministrit britanik Rishi Sunak lidhur me dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruandë.
Ministra britanikë e irlandezë pritet të zhvillojnë sot një takim mbi pretendimet në rritje se në mesin e lëvizjeve të Londrës zyrtare, shumë azilkërkues po përfundojnë sakaq në tokën irlandeze.
Shifrat e fundit tregojnë se për shkak të një ndryshimi në modelet e emigrimit, më shumë se 80 për qind e njerëzve që aplikojnë për azil në Irlandë hyjnë nga kufiri tokësor me Irlandën e Veriut, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, shkruajnë mediat vendase.
Ministri britanik i Punës dhe Pensioneve i Britanisë, Mel Stride deklaroi sot se “po shohin shenjat e hershme të efektit parandalues, për të cilin është i gjithë qëllimi i projektligjit të Ruandës. Njerëzit kanë filluar të largohen nga Britania e Madhe e po shkojnë në Republikën e Irlandës”, pohoi ai duke shtuar se “është e qartë që tani do të ketë diskutime midis qeverisë sonë dhe qeverisë së tyre.”
Kjo situatë vjen në një kohë kur sic raporti The Guardian, policia angleze do të nisë nga dita e sotme të ndalojë azilkërkuesit e identifikuar për deportim në Ruanda, që do të thotë se një gjë e tillë do të ndodhë më herët nga sa ishte planifikuar. Kryeministri irlandez Simon Harris e bëri të qartë se Irlanda nuk do të kthehet në zgjidhjen e sfidave të emigracionit të vendeve të tjera.
Ndërkohë, shifrat e publikuara rishtazi nga Home Office tregojnë se më shumë se 7,000 njerëz kanë mbërritur me varka të vogla në Britani nga 1 janari deri në fund të prillit – një numër rekord për periudhën katërmujore.
AlbaniaWeb.net