Tue, Nov 26, 2024

Përgatitjet për Europianin, stadiumi ku Shqipëria do luajë miqësoret e qershorit

  • PublishedApril 29, 2024

Mësohen stadiumet dhe oraret e dy miqësoreve të Shqipërisë në muajin qershor, që kuadër të përgatitjeve të fundit para finaleve të Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Më 3 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Haladas SportKomplexum”, në Hungari, kuqezinjtë do të keni testin me Lihtensteinin, ndërsa katër ditë më vonë, pra më 7 qershor, në orën 19:00, në të njëjtin stadium, Silvynho do të ketë mundësinë t’i shohë lojtarët e tij në aksion përballë Azerbajxhanit, edhe ky kundërshtar modest krahasuar me skuadrat me të cilat do të përballen kuqezinjtë në Europian.

Stadiumi “Haladas SportKomplexum” ka një kapacitet prej gati 9 mijë vendesh.

Dy miqësoret e qershorit:

Shqipëri – Lihtenshtein

Datë 3 qershor 2024, ora 20:00

Stadiumi “Haladas SportKomplexum”, Hungari

Shqipëri – Azerbajxhan

Datë 7 qershor 2024, ora 19:00

Stadiumi “Haladas SportKomplexum”, Hungari

(J.S/)

AlbaniaWeb.net