Mon, Oct 28, 2024

Vajza e Beyonce futet në fushën e kinematografisë, ky do jetë roli i saj

  • PublishedApril 30, 2024

Vajza 12-vjeçare e Beyoncé dhe Jay-Z, Blue Ivy Carter, ka siguruar punën e saj të parë si aktore në filmin e ardhshëm “Mufasa: The Lion King”.

Blue Ivy shoqëroi nënën e saj në skenë në turneun botëror në 2023, duke u shfaqur si një nga kërcimtaret mbështetëse të Beyonce. Tani ajo do të nisë karrierën e saj të aktrimit.

Blue Ivy Carter do të jetë zëri i vajzës së Simba dhe Nala, Kiara, në filmin e ri të Disney bazuar në ‘The Lion King’.

‘Mufasa: The Lion King’ është drejtuar nga Barry Jenkins dhe tregon marrëdhënien midis Mufasa dhe vëllait të tij Scar, i cili siç pamë në filmin origjinal të 1994, nuk u soll dhe aq mirë.

Beyoncé do të jetë zëri i Nala-s. Regjisori foli për Good Morning America për punën me dyshen nënë-bijë:

“Beyonce është një figurë e madhe, por kur ajo punon me vajzën e saj është së pari nënë. Ajo energji ka rrjedhur në film”.

Drejtori i Moonlight vlerësoi etikën e punës të 12-vjeçares Blue Ivy dhe tha se ajo është një profesioniste e përkryer.