EMRI/ Vrau motrën e gruas në Elbasan, 58-vjeçari arrestohet teksa tentonte të arratisej me sëpatën e gjakosur në duar
Fshati Kusarth në Elbasanit është tronditur mesditën e sotme nga një krim brenda familjes, ku 44-vjeçarja Alma Qevani, është goditur për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj.
Policia bëri me dije se autorit është pikasur nga efektivët teksa vraponte me sëpatën e gjakosur në dorë, në afërsi të fshatit Shirgjan.
Pasi e kanë ndjekur, policia ka vënë në pranga autorin, shtetasi Tefik Tashi, 58 vjeç.
Ky i fundit e kishte lënë fillimisht të plagosur kunatën, e cila pasi është transportuar në spital, nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.
“Alma Qevani u qëllua me sëpatë nga Tefik Tashi. Ai ka shkuar drejt banesës së saj pas një konflikt të çastit. më pas kanë dalë nga banesa dhe rreth 200 m më larg, ai e ka qëlluar me sëpatë 44-vjeçarem.Më pas është larguar nga vendngjarja me armën në dorë. Policia po bënte kontrollin për kapjen e autorit, ku mbeti i plagosur në Peqin me armë zjarri.
Po hetohet pista e ‘krim pasioni’, por nuk është e zyrtarizuar. Dera e banesës është e mbyllur. Si duket 44-vjeçarja mund të ketë jetuar e vetme”, raportoi për BalkanWeb gazetari Igli Çelmeta.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–