Fri, Nov 29, 2024

Alec Baldwin flet për varësitë e tij: Më mungon alkooli

  • PublishedMay 1, 2024

Pas 39 vitesh, Alec Baldwin pranon se i mungon alkooli. Aktori foli në podcastin “Our Way with Paul Anka dhe Skip Bronson” për ditën kur vendosi të linte pijen.

“Nuk flas shumë për këtë, flas herë pas here, kur ka kuptim. Unë kam qenë esëll për 39 vjet. E lashë pijen më 23 shkurt 1985”, tha ai.

Siç shpjegoi më vonë, ai ishte i varur nga kokaina për vite me radhë. Sapo vendosi të linte duhanin “iu dorëzua” alkoolit.

Kokaina ishte si kafeja në atë kohë, të gjithë e bënin atë, çdo ditë, gjithë ditën,” shpjegoi ai.

Madje ai ka theksuar se nuk ka ndjerë asnjë moment që i mungon droga, por nuk është e njëjta gjë me alkoolin.

“Ajo që më mungon është pija. Nuk më mungon fare droga, por më mungon pijet alkoolike. Më pëlqen të pi,” pranoi ai në mbyllje.