Thu, Nov 28, 2024

Ç’ndodhi?! Britney Spears ofendon publikisht motrën e saj

  • PublishedMay 1, 2024

Britney Spears ka ofenduar rëndë motrën e saj, Jamie Lynn Spears, përmes një video të publikuar në profilin e saj të Instagramit, në Instastory, e cila është fshirë vetëm pak minuta më vonë, shkruajnë mediat e huaja.

Në videon e publikuar, e cila është bërë menjëherë virale, këngëtarja ka xhiruar veten në timon me asistenten e saj dhe disa persona të tjerë teksa ngjiten në mal dhe fyen motrën e saj duke e quajtur “k*rvë të vogël”.

Motra ime u bë pjesë e një reality show televiziv dhe atje i thanë shumë budallallëqe. Ajo bëri dhe banjë në xhungël. U tha atyre, më bëni banjë se më mungojnë fëmijët. “K*rvë e vogël”, tha ndër të tjera Spears teksa përdorte ironi për ta shpjeguar situatën.

Më tej, bashkangjitur postimit ajo ka shkruar: “Dua të jem një k*rvë e vogël dhe të bëj një banjë në xhungël si motra ime”.