Thu, Nov 28, 2024

Del raporti i ri mjekësor/ Vdekja e Maradonës është e lidhur me… kokainën

  • PublishedMay 1, 2024

Vdekja e legjendës të futbollit Diego Maradona është e lidhur me kokainën, thuhet në një raport mjekësor të publikuar së fundmi.

Tetë profesionistë shëndetësorë u paditën, të akuzuar se e lanë “El Pibe de Oro” në gjendje kritike për orë të tëra pasi shëndeti i tij u përkeqësua. 

Gjyqi i tyre do të nisë më 4 qershor dhe për të vërtetuar pafajësinë e tyre është bërë një kundër analizë. 

Sipas “The Sun” , kjo analizë thekson se “gëlltitja e një substance toksike” mund të jetë shkaku i vdekjes së tij. 

Prandaj sulmi në zemër i Diego Maradonës mund të ketë një origjinë natyrore ose të jetë për shkak të një të ashtuquajturi faktor “të jashtëm”, siç është kokaina. 

Më shumë se 200 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin e Buenos Aires, i cili pritet të zgjasë disa muaj. 

AlbaniaWeb.net