“Je si piper i zi”/ Erjola debat me Françeskën: Fut hundët kudo
Mbrëmja e sotme në “Big Brother Vip” ka vijuar me debate. Situatë e tensionuar është vënë re gjatë ditës mes Françeskës dhe Erjolës, diskutimi i të cilave ka përfunduar në ofendime ndaj njëra-tjetrës. Sipas Françeskës, Erjola nuk po tregohet e vërtetë pasi po tregohet e afërt me banorë që i ka sharë, duke nënvizuar emrat e Heidit dhe Romeos.
Pjesë nga debati:
Erjola: E ka për Heidin dhe Romeon se kur jam afruar me Meritonin, nuk ka thënë gjë. Patjetër që do ha me ta dhe do bëj komplimente se dua unë.
Françeska: Me Meritonin nuk të them gjë se ëshë një gjë konstante.
Erjola: Po ty cfarë të duhet? Të djeg kur bëhet fjalë për Heidin dhe Romeon se je e fiksuar.
Françeska: Jo se ti bën situata vetëm për prime. Je fallco.
Erjola: Mos më fol. Je e bezdisshme. Je bërë si piper i zi, fut hundët kudo.