“Çfarë po bën kështu more?”/ Juli i zbulon sekretin Rozës
Pak na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip” dhe duket se banorët po ndryshojnë strategjinë e lojës për të fituar vëmendjen e publikut. Juli sapo ka krisur raportin me një nga “aleatet” e tij, Rozën teksa këtë mbrëmje madje i zbuloi edhe një sekret (diskutim) të sajin me Riken ku gjithashtu i pranishëm ka qenë edhe Juli. Sipas këtij të fundit Roza po luan njësoj si Rikja dhe ka për të përfunduar jashtë shtëpisë si ajo. Banorja e zhgënjyer nga sjellja e Julit i tha se nuk “po tregohet” burrë.
Pjesë nga debati:
Juli: Mbas asaj që më the tek krevati që dua të godas dhe ty sepse dua t’i godas të gjithë. Kjo të nxjerr katastrofë.
Roza: Ajo burrëria nga gjysma e lartë që diskutove, ti nuk po e tregon.
Juli: Ti nuk po ruan as marrëdhënien.
Roza: A e nxorre muhabetin me shoqen time, tregoje tamam.
Juli: Tregoje ti se unë nuk e di.
Roza: Si je kështu more Juli? Një muhabet personal timin me Riken e nxjerr kështu? Një muhabet që unë e kam me shoqen time dhe ta them ty me mirëbesim?
Juli: E ke thënë para kamerave.
Roza: Lal çfarë po bën? Këshillën që ma jep mua Rikja, ti ma nxjerr këtu?
Juli: Po të nxjerr siç je Roza.