Jo vetëm Serie A, edhe Bundesliga me 5 ekipe në Champions, por mund të jenë 6-të
Jo vetëm Italia, edhe Gjermania, duke nisur nga sezoni i ri i Champions League do të përfaqësohet me 5 ekipe. Një meritë të padiskutuar për këtë ka B.Dortmund, fitorja e fundit që verdhezinjtë siguruan përballë PSG.
Në pritje që kjo të bëhet zyrtare, Bundesliga siguroi matematikisht pikët e duhura për të mbyllur renditjen e UEFA-s në vendin e dytë, pas Serie A.
Duke nisur nga sezoni i ri, ku për herë të parë në Champions League do të marrin pjesë 36 ekipe, Serie A do të shkojë me 5 ekipe, Bundesliga me 5, për më tepër në Gjermani edhe kjo është e zbardhur.
Në Champions, sezonin e ri, do të luajnë Lerverkusen, Bayern Munich, Shtutgard, Leipzig dhe B.Dortmund, pasi kjo renditje nuk ndryshon deri në fund të sezonit.
Ashtu si Serie A, edhe Bundesliga mund të shkojë në Champions me 6 ekipe, nëse Atalanta, Roma, apo Bayer Leverkusen fitojnë Europa League.
()