9 muaj pas ndarjes, Britney zgjidh divorcin me ish-bashkëshortin
Këngëtarja Britney Spears më në fund ka zgjidhur divorcin e saj nga bashkëshorti i tretë Hesam ‘Sam’ Asghari pas një ndarje ligjore 9-mujore dhe vetëm 14 muaj martesë.
Sam dhe avokati i tij Neal Hirsh vendosën të mos kundërshtojnë marrëveshjen paramartesore, e cila mbron pasurinë prej 60 milion dollarësh të Britney, raporton Dailymail.
Përflitet se më parë Spears i pagoi qiranë Sam-it gjatë kohës së beqarisë dhe ajo do t’i jepte atij një çek me gjashtë shifra por të dyja këto janë ende të paqarta.
Sakaq, fituesja 42-vjeçare e Grammy-t dhe aktori 30-vjeçar i Special Ops, janë vetëm duke pritur që gjyqtari të nënshkruajë dokumentet e përfunduara të divorcit.