“S’kishin fëmijë, jetonin vetëm”, fqinjët për vrasjen e të moshuarve në Dropull: Ishin çift i lumtur, ka ndodhur edhe herë të tjera në fshat që…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bodrishtë në Dropull, ku u gjetën të pajetë brenda banesës së tyre një çift të moshuarish.
Të moshuarit kanë shenja dhune në trup, ku dyshohet se janë dhunuar për vdekje. Të moshuarit janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe.
Fqinjët tregojnë se të moshuarit nuk kishin fëmijë dhe se nuk ka pasur asnjëherë probleme me njëri tjetrin, ndërsa dyshohet se mund të jenë vrarë nga hajdutët.
Jetonin vetëm?
Fqinji: Po
Po fëmijët ku i kishin?
Fqinj: S’kishin fëmijë
Si e morët vesh ngjarjen?
Fqinj: Njëri me tjetrin, telefonojnë nga Athina se ka një motër atje, i thanë kësaj shko shiko. Vajti ajo dhe i gjeti…
Si mendoni se ka ndodhur ngjarja?
Fqinj: Ishin çift i lumtur, punonin. Vjedhje kanë ndodhur në fshat edhe herë të tjera
AlbaniaWeb.net