Sun, Nov 24, 2024

“Pse nuk je siç ke qenë?”/ Xhesika sqarohet me Dijonisin: Jam zhgënjyer

  • PublishedMay 2, 2024

Miqësia mes Dijonisit dhe Xhesika Polos brenda FermaVIP është krisur. Dyshja zhvilluan sot një bisedë së bashku, ku këngëtarja tregoi arsyet pse është distancuar nga të tjerët. E pyetur nga Dijonisi ajo theksoi se është zhgënjyer nga disa persona në “Ferma VIP”, pasi sipas saj të tjerët kanë folur pas krahëve për të.

‘Pse nuk je Xhesika që ke qënë?”– e pyeti Dijonisi,

Ajo i tha Dijonisit se për shkak të personave me të cilët ai shoqërohet, ajo është detyruar të qëndrojë edhe larg atij.

Më mirë rri vetëm sesa rri me njerëz që nuk më respektojnë. Unë ta kam kuptuar tipin, kur je me nerva e thua një fjalë më shumë dhe e mbyll, sepse të ma thotë dikush tjetër do e bëj edhe të madhe siç e bëjnë këtu shumica”- i tha Xhesika.