E ardhmja në udhëkryq, Jovic dëshiron qëndrimin te Milan
Teksa po vjen fundi i sezonit, te Milani po mendojnë për edicionin e ri. Përvecc listës së dëshirave për afrimet, një vëmendje të veccantë meritojnë edhe rinovimet.
Mes lojtarëve që presin të kuptojnë nëse do të jetë ende te kuqezinjtë sezonin e ardhshëm, sigurisht që është Luka Jovic. Pavarësisht hapësirës së pakët që kishte sidomos në fund të sezonit, përparësia e sulmuesit serb është rinovimi i kontratës që skadon në korrik.
26-vjeçari ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 1 asist. Më parë, ai ka mbajtur veshur fanellën e Real, Frankfurt dhe Fiorentina.
(J.S/)