Sun, Nov 24, 2024

Toka e sekuestruar në Himarë, ish deputeti i PS pyetet sërish në SPAK

  • PublishedMay 3, 2024

Bashkëshorti i ish-ministres, Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur sërish në SPAK.

Ish deputeti i PS pasi ka dalë nga godina, ai nuk ka pranuar të flasë për mediat. Kjo është paraqitja e dytë e Gaçit pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

SPAK po heton pasi ka dyshime se Jorgo Goro në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë ka shpërdoruar detyrën në të dy rastet, me përfitues fundor të truallit biznesmenin Artan Gaçi.

Hetimet ndaj kryebashkiakut Goro nisën pas një kallëzimi të depozituar nga paraburgimi prej nga rivalit të tij Fredi Beleri, i cili e mposhti në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar. Beleri u dënua për shitblerjet votash dhe njihet si një kryetari i zgjedhur i Himarës, por që për shkak të burgosjes së tij detyrën e kryebashkiakut vazhdonte ta mbante Jorgo Goro. Hetimi ndaj Goros qe me arrestimin e tij, bashkia e Himarës ngelet pa kryetar kulmoi gjatë vjeshtës, atëherë kur veç tij i thirr për tu pyetur edhe investitori strategjik Artan Gaçi bashkëshort i Olta Xhaçkës.


AlbaniaWeb.net