Tue, Nov 26, 2024

Tuna dhe Patris Berisha bëhen bashkë për ditëlindjen e 2 djemve të tyre

  • PublishedMay 3, 2024

Tuna dhe Patris Berisha janë bërë bashkë për të festuar ditëlindjen e dy djemve të tyre. Ata janë shfaqur në një portret shumë të bukur familjar, krahë njëri-tjetrit me dy fëmijët e tyre duke fryrë tortat me qirinj.

Ndonëse prej vitesh tashmë të ndarë, dyshja duket se kanë më me prioritet lumturinë e fëmijëve të tyre. Kujdesi dhe përkushtimi ndaj dy djemve duket se do i bëjë shpesh bashkë ish-çiftin e shumëpërfolur.

Sakaq theksojmë se, artistja nga Kosova i është rikthyer muzikës. Ajo ka filluar të mbajë koncerte në vende të ndryshme, ku performon krahë artistëve të njohur nga Kosova.