Thu, Nov 28, 2024

Allegri Po, Allegri Jo, dilemat e Juves për sezonin e ri, në mes futet edhe Thiago Motta

  • PublishedMay 4, 2024

Prej vitesh, në shtëpinë e Juve diskutimi nuk ndryshon, me apo pa Allegrin, kjo është pyetja që shtrojnë tifozët, por dhe stafi drejtues. Ky diskutim është rikthyer sërish këtë kohë edhe pse Allegri duket i bindur se do të vijojë të jetë trajner i Juves edhe sezonin e ardhshëm. Në fakt edhe drejtuesit e klubit, sa herë janë pyetur mbi këtë temë kanë konfirmuar Allegrin, por as kaq nuk mjafton për të bindur mediat, të cilat insistojnë se Allegri nuk është aspak i sigurt.

Allegri
Allegri

Nëse trajneri fiton Kupën e Italisë dhe nëse siguron një vend në Champions League, atëherë edhe tifozët mund të qetësohen, misioni i tij mund të konsiderohet i arritur, por nëse dështon në një nga këto pika, atëherë edhe drejtuesit janë të justifikuar për gjetur një tjetër opsion. Allegri ka një kontratë me Juven deri në 2025, një super kontratë në fakt, e firmosur me mikun e tij Andrea Agnelli i cili nuk është më në krye të shoqërisë. Do të ishte një sforco shumë e madhe për drejtuesit e ri që të shkarkonin e Allegri-n, ta paguanin për një vit të plotë, ndërkohë të paguanin edhe trajneri e ri. Në total fatura mund të shkonte në 16 milionë euro për një vit.

Motta
Motta

TuttoSport shkruan se Guintoli ka një akord total me Thiago Motta-n, për këtë arsye ai po lëviz në merkato pa marrë në asnjë moment mendimin e trajnerit aktual, Allegri. Është e qartë që drejtori sportiv pëlqen Thiago Motta-n, por pyetja që shtohet tani është se kush vendos, Guintoli apo John Elkann? Nëse ky vendim do të ishte në dorë të drejtorit sportiv atëherë Allegrin e pret shkarkimi, por një klub është dhe një biznes, për Elkann do të ishte një lëvizje e sforcuar me shumë kosto.

()

AlbaniaWeb.net