Sat, Nov 23, 2024

Nga kërcënimet e Mitsotakis tek deklaratat e Ramës, si arriti arrestimi i Fredi Belerit të tensionojë marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

  • PublishedMay 18, 2023

Arrestimi i Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, mbrëmjen e 12 majit, solli një tensionim të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, me deklarata të ndërsjellta nga të dyja palët.

“Në Shënjestër” ka bërë një rezyme të të gjithë situatës së krijuar dhe

Ishte kryeministri Rama i që iu referua Belerit në një nga fjalimet gjatë fushatës së tij, duke e përbuzur dhe madje duke përdorur një ton kërcënues ndaj tij.

“Ai është një kokërr injoranti. Që nuk përfaqëson asgjë. Atë do votoni, se ku ai bën ca punë, një analfabet. Është dru. Çfarë iu duhet ai. Është një mpuv up up…çfarë e doni atë. Jeni në vete. Do ma ulni atë të flas për projekte”, tha Rama.

Por ndërsa kryeministri Rama lëshoi gjuhën ndaj kandidatit Fredi Beleri, mbi arrestimin e kandidatit të “BF” reagoi kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Ai e quajti arrestimin e Belerit një akt të shëmtuar.

“Dua të flas për një ngjarje jashtëzakonisht të shëmtuar që ndodhi ne Shqipëri, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për Kryetar Bashkie të Himarës dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleri. Nga Lesbos, t’i dërgoj një mesazh vendit mik Shqipërisë: Zbatoni ligjin dhe mbroni të drejtat e pakicës greke! Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ajo ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, tha ai.

Arrestimi i Fredi Belerit solli edhe acarimin e klimës së brendshme politike, që edhe pa këtë ngjarje ishte mjaftueshme komplekse në prag të ndezjes së fitilit.

“Është një veprim i vepër politik, një hakmarrje e verbër e Edi Ramës. Dënoj aktin dhunën, ndaj përfaqësuesit e opozitës, sikurse dënoj çdo akt shitblerje vote, kudo që të ketë ndodhur. Janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze, ndaj trojeve e tokave të Himarës, shtyrësi i vërtetë i këtyre akteve që po ndodhin në Himarë”, deklaroi Sali Berisha.

Ndërkohë që kryeministri Rama e cilësoi arrestimin e Belerit si një sprovë të madhe për drejtësinë e re.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar! Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”, tha ai.

Por për Greqinë duket se arrestimi është politik. Kjo u pa edhe te pjesëmarrja e ambasadores greke në seancën për masën e sigurisë ndaj Belerit. Ku edhe njëherë u kërkua lirimi i tij.

Ndërsa kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e cilësoi jashtë dyerve të gjykatës, si një proces të motivuar politikisht nga kryeministri Edi Rama.

“Është një proces i projektuar i motivuar dhe i ekzekutuar drejtpërdrejtë nën urdhrat e Edi Ramës”, tha ai.

Por ndërsa Gjykata e Vlorës, vendosi ta lerë në burg Fredi Belerin, ai korri një sukses të pabesueshëm në zgjedhje.
Edhe pse pas qelisë, ai mundi të fitojë me 19 vota plus mbi kandidatin socialist Jorgo Goro.

Ndërkohë që është e paqartë se cili do të jetë fati i tij si bashkiak, nëse do të ketë një vendim të formës së prerë për akuzën me të cilën po përballet për korrupsion në zgjedhje, si do të jenë marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë pas arrestimit të tij dhe si do sillet Greqi me rrugën evropiane të Shqipërisë….

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.