Jepet lamtumira e fundit e 9-vjeçares,familjarët e Ergysit:S’ja falim asaj!
Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shkodër tronditit dje një Shqipëri të tërë.
Sot do të përcillet drejt banesës së fundit vogëlushja, trupi i 9-vjeçares, e cila u gjet dje nga një peshkatar i zonës.
Po ashtu, familjarët e Ergys Arazit kanë deklaruar se djali i tyre nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj fëmijëve dhe se i adhuronte ata.
“Ai i adhuronte fëmijët. Nuk do t’i bënte kurrë keq atyre. Punonte gjithë ditën në servis celularësh që t’i çonte në shkollë private. Me nusen mund të kishte probleme, por ajo kurrsesi nuk duhet t’ua bënte këtë fëmijëve. Këtë nuk ja falim”.
Ndërkohë kërkimet vijojnë për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, por ende pa rezultat.
Poashtu është bërë i mundur sekuestrimi i kamerave të sigurisë së bizneseve përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet se janë mbytur edhe nëna e saj, motra dhe vëllai më i vogël dhe është kërkuar dhe ndihma e palës malazeze për të shtrirë kërkimet dhe në ujërat fqinje por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.