Fri, Nov 29, 2024

VIDEO/ Gol për panoramë i Krasniqit, por skuadra pëson disfatë

  • PublishedMay 6, 2024

Ermal Krasniqi realizoi gol në minutën e 16-të, por Rapid Bukureshti nuk ia doli ndaj Kluzhit duke regjistruar disfatën e tretë radhazi teksa u mposht me rezultatin 3-2. Krasniqi e Albion Rrahmani startuan te Rapidi. Rrahmani e kompletoi ndeshjen kurse Krasniqi u zëvendësua në minutën e 80-të. Florent Hasani qëndroi në stol.  Vlen të theksohet fakti se në minutën e 72-të, Rrahmani shpërodroi një penallti për t’i çuar shifrat në 3 me 3.

Ndërkohë te Kluzhi u aktivizua në minutat e fundit Arlind Ajeti që vjen pas dëmitim. Krasniqi ka gjashtë gola e tri asistime në 15 paraqitje për Rapidin.  Skuadra e futbollistëve shqiptarë po kalon një moment të vështirë, me 7 humbje dhe 1 barazim në 8 ndeshjet e fundit.  

AlbaniaWeb.net