Wed, Nov 27, 2024

Luizi: Më përdorën familjen dhe Kiarën për të më ulur dhe sulmuar

  • PublishedMay 6, 2024

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh rikujton situatën në të cilën ndodhej përpara një viti, teksa ishte konkurrent në formatin e ‘BBV2’.

“Si sot përpara një viti unë kam qenë në pishinë dhe më kaloi përpara gjithë rrugëtimi që kam bërë, gjithë pjesët ku padrejtësitë, sulmet, mënyra se si u përdor familja ime dhe Kiara po ashtu, për të më rënë dhe ulur, por ia dola! Ia dola falë jush dhe për këtë ju jam mirënjohës për gjithë jetën.”

Ndër të tjera ai rikujton momentin kur mori “PO” prej Kiarës, teksa e cilëson këtë moment si çmimin e madh që fitoi prej garës në format, “Çmimin e madh e fitova kur Kiara Tito më tha « PO »,“.

Rikujtojmë që pak ditë më parë Kiara dhe Luizi janë bërë prindër të një vajze, Luna Mari Ejlli. Kliko këtu

Me këtë rast, Luizi gjen momentin të falenderoj partneren e tij që i dha dhuratën më të bukur në botë dhe që i ndryshoi jetën!

“Sot unë i jam mirënjohës asaj, sepse më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, më ka dhënë një familje, më ka bërë bab, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, kështu që faleminderit Kiara Tito! Faleminderit dhe të gjithëve ju që më mbështetët dhe ia dola!”- shprehet Luizi.